BallinaLajmeFlet kryeministri Hoti pas arrestimeve të krerëve të OVL UÇK-së dje nga...

Flet kryeministri Hoti pas arrestimeve të krerëve të OVL UÇK-së dje nga Policia e EULEX-it

Të ngjajshme

Hamza për vdekjen e Engelit: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngushëlluar për vdekjen...

Barazimi zhgënjyes me Gironën, tifozët e Realit humbin durimin

Tifozët e Real Madridit kanë humbur durimin pas barazimit...

Bajrami në Kuvend: Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka...

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas arrestimeve të krerëve të OVL UÇK-së dje nga Policia e EULEX-it.

Ai tha se Qeveria e Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese dhe si të tilla duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë, njofton Klan Kosova.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shkruar ai në Facebook.

Dje në një aksion të Policisë së EULEX-it në zyrat e OVL UÇK-së u arrestuan kreytari i kësaj organizate Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.

Ndërsa, ish-eprori i UÇK-së nga zona operative e Llapit, Salih Mustafa, ishte i arrestuari i parë nga Dhomat e Specializuara vetëm një ditë para se të arrestoheshin Gucati dhe Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz