back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmePas arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt, ja kush bëhet ushtrues detyre i...

Pas arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt, ja kush bëhet ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së

Të ngjajshme

Arrestohet e më pas lirohet i dyshuari për sulm seksual

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë që dyshohet...

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e...

Kroatët të bashkuar, trajneri Dalic takoi disa lojtarë në Itali

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic, zhvilloi një...

Imazhet satelitore zbulojnë përqendrimin rus pranë kufirit finlandez

Finlanda, si një anëtare e re e NATO-s, shihet...

Trump do të presë Xi Jinping në SHBA në fund të vitit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se homologu...

Si pasojë e arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj nga njësitet speciale të Eulex-it, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të veteranëve të luftës.

Ky vendim është marrë nga kryesia e kësaj organizate e cila ka mbajtur një mbledhje emergjente menjëherë pas përfundimit të bastisjes së Eulex.

“Kryesia u interesua për gjendjen si është unë iu raportova për bastijes si i kanë bërë ata. Sepse i kemi shikuar si bastisje sepse frika jonë ka qenë mos po lajnë diçka…kryesia vendosi që të marrë udhëheqjen e organizatës deri sa të vijnë kryetari dhe nënkryetari këtu bashkë me Migjenin do të udhëhiqi”, tha ai.

Klinaku para gazetarëve dha edhe disa detaje tjera për bastisjen, ku përveç dy kompjuterëve, bëri të ditur se hetuesit e Eulex-it kanë marrë edhe disa CD, për të cilat tha se janë vetëm të dhëna familjeve të dëshmorëve.

Ndërsa theksoi se edhe nënkryetari Nasim Haradinaj mund të jetë rrugës për në Hagë “Sa i përket zotërit Gucati menjëherë e kanë dërguar në Hagë. Telefonin si ka hyrë ia kanë marrë dhe nuk kam mundur të komunikoj me të…edhe për Nasim Haradinaj çka kemi komunikuar me të ka tregu se po e dërgojnë edhe atë në Hagë”, tha ai.

Prej orës 12:00 të paradites së premtes njësitet speciale të Eulex-it kanë bastisur për zyret e OVL-UÇK-së pas publikimit të një sërë dosjesh që ndërlidheshin me Gjykatën Speciale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz