back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeThaçi: Asocacioni nënkupton Republikën Serbe brenda Kosovës, është kancer për shtetin

Thaçi: Asocacioni nënkupton Republikën Serbe brenda Kosovës, është kancer për shtetin

Të ngjajshme

Prokuroria aktivizohet edhe për procesin e numërimit të votave në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot...

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë  në emisionin Pressing në T7 se krijimi i një Asocacioni të komunave serbe në Kosovë do të ishte gabim i madh dhe nisje e shpërbërjes së shtetit nga brenda. Ai gjithsesi tha se nuk beson që ka deputet të Kosovës që e voton një Asocacion në Kuvend.

“Asocacioni nënkupton Republikën Serbe në Kosovë pa njohje”, tha ai.

“Është gabim i madh nëse tash diskutohet në Bruksel Asocacioni. Nuk është hatërmbetje. Pse të diskutohet për tokat tona brenda Kosovës me Serbinë. Është kanceri për shtetin e Kosovës. Asnjë njëri në tokën e Kosovës nuk ka të drejtë të diskutoj për Asocacionin. Ky që mendohet tash të krijohet nga BE’ja, është fillimi i zhbërjes së Kosovës nga brenda. Marrëveshjen që e kam nënshkruar unë ka kaluar në kuvend me dy të tretat. Nuk besoj që ka deputet në Kuvend që do të votojë një Asocacion në Kosovë”, shtoi Thaci.

Ndërsa për Hotin ai i pati këto komente:

“Aktualisht është një stabilitet institucional. Është herë me dhënë vlerësim. Mirëpo i jap kredi për heqjen e taksës, që ka qenë pengesë”, përfundoi Presidenti i Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz