BallinaLajmeZvicra jep lajmin e mirë për ata që kthehen nga vendet e...

Zvicra jep lajmin e mirë për ata që kthehen nga vendet e huaja

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Së shpejti, Zvicra do të karantinojë vetëm ata që janë pozitivë me COVID-19, të cilët kthehen nga vendet e huaja.

Një skenar të tillë e ka prezantuar gazeta “SonntagsZeitung” në botimin e sotëm, duke pasur parasysh me këtë rast “Euroairport”-in e Bazelit.

Kjo për faktin se testet për COVID-19 tashmë janë pjesë e jetës së përditshme në Aeroportin Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij.

Siç dihet, aeroporti që u takon tri shteteve: Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, shtrihet në tokën franceze, prandaj në pjesën në fjalë zbatohen prej një muaji masat mbrojtëse të përshkruara nga Ministria Franceze e Shëndetësisë.

Kështu, pasagjerët që vijnë nga Algjeria, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Kosova, Serbia dhe Turqia, por të cilët nuk kanë vendqëndrim në Zvicër do të duhet të testohen. Vetëm ata që posedojnë testin COVID negativ dhe që nuk është më i vjetër se 72 orë, lirohen nga detyrimi i testimit.

Edhe Aeroporti i Cyrihut është duke shqyrtuar idenë e testimit për koronavirus të udhëtarëve që shfrytëzojnë këtë portë të hyrjes në Zvicër, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.

“Ne po shqyrtojmë me partnerë të ndryshëm se si mund të krijojmë një qendër të tillë testimesh”, ka thënë Jasmin Bodmer, zëdhënës i aeroportit, për gazetën në fjalë, transmeton albinfo.ch. Por, është shumë herët për të komunikuar detaje të mëtejshme, ka shtuar ai.

Sipas raportit, kompania ajrore zvicerane “Swiss” është e interesuar të ngre qendra testimesh në aeroportet ndërkombëtare të vendit, në atë të Cyrihut dhe të Gjenevës.

Dega e udhëtimeve do të mirëpriste gjithashtu qendra të tilla testimesh për të hequr qafe karantinën, gjë që do të përmirësonte ndjeshëm aftësinë për të planifikuar udhëtimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz