back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeHistori dashurie si në filma: Çifti kosovar që u njohën në fëmijëri,...

Histori dashurie si në filma: Çifti kosovar që u njohën në fëmijëri, gjejnë njëri-tjetrin pas 13 vitesh që kishin humbur kontaktet

Të ngjajshme

Heshtin turqit, Spanja shënon golin e dytë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj...

U lëndua aksidentalisht, vdes një dyvjeçar në QKUK

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas...

Spanja në epërsi ndaj Turqisë, supergol nga Pedri

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Turqisë, në...

Trajneri i Suedisë tregon arsyen pse nuk e ftoi Besfort Zenelin

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson u...

Marigonë Berisha, ishte vetëm 5 vjeçare kur njohu bashkëshortin e saj.

Ajo jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Kosovë kishte një shok me të cilin luante kur vinte në pushime.

Ata të dy madje kishin bërë edhe një fotografi bashkë në një dasmë dhe secili prej tyre kishte një kopje të saj.

Por jeta bëri që ata të humbin kontaktet për plot 13 vite.

Katër vite më parë ata gjetën sërish njëri-tjetrin dhe u lidhën bashkë.

Lidhja e tyre u kurorëzua me martesë në gushtin e vitit 2019.

Historinë e saj, Marigona e rrëfeu në rrjetin social Twitter ku edhe mori shumë reagime nga njerëz të ndryshëm.

Ky është postimi i saj i plotë:

Kur isha 5 vjeç, unë kisha një mik në Kosovë me të cilin luaja. Mbaj mend që kemi bërë një foto së bashku në një martesë. Ne i humbëm kontaktet por gjetëm njëri-tjetrin pas 13 vjetësh. Të dy kishim një kopje të fotos. Kanë kaluar 4 vjet, ne sapo festuam përvjetorin e parë të martesës në gusht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz