Në eventin “Miss Universe Albania & Kosova” që po transmetohet LIVE në Klan Kosova dhe Vizion Plus, është zgjedhur më e bukura e Kosovës.
Blerta Veseli është zgjedhur para pak minutash si përfaqësuese e Kosovës në spektaklin e bukurisë që do zhvillohet në tre mujorin e parë të 2021-ës shkaku i pandemisë.
Ajo e cila është përzgjedhur është Blerta Veseli, në mesin e një numri të madh të bukuroshe që u bënë pjesë e këtij kompeticioni.
Kësaj radhe prezantues të këtij eventi ishin Aludin Hamiti dhe dy bukuroshet shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.
Kurora për Blertën është dorëzuar nga Fatbardha Hoxha, e cila u zgjodh “Miss Univers Kosova” vitin e kaluar.
Ndërkaq, për shkak të pandemisë coronavirus, pjesëmarrja e bukuroshes bionde në eventin “Miss Universe 2020” do të jetë në vitin 2021