back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAgim Veliu tregon se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët policorë

Agim Veliu tregon se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët policorë

Të ngjajshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka treguar në seancën e sotme se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas Veliut, zyrtarët e PK-së do t’i marrin këto para brenda këtij muaji.

“Ne kemi pas një takim me sindikatën e Policisë së Kosovës. Jemi dakordu të paguhen orët shtesë në fazën e shtatorit dhe një shumë e mjeteve që do të paguhen do të ndodh në fazën e shtatorit”, ka thënë Veliu.

Ndryshe, punonjësit e Policisë së Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë qenë të ekspozuar në luftën kundër coronavirusit dhe kanë punuar me orar të tejzgjatur 12 orësh. Por, nga e hëna do të rikthehet orari tetë orësh.

Ditë më parë Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protesta në rast të mospagesës për shumën prej 300 eurosh si dhe për çështjen e ushqimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz