back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeVeliu - Vetëvendosjes në seancë: Më shkarkoi Kurti, pastaj u shkarkuat ju...

Veliu – Vetëvendosjes në seancë: Më shkarkoi Kurti, pastaj u shkarkuat ju të gjithë

Të ngjajshme

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

Duke reaguar ndaj kërkesave për dënime maksimale për ish-drejtuesit...

Forcohet zbatimi i Strategjisë për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua takimi...

Foleja dhe Kolegji AAB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi strategjik

Foleja ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB,...

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu iu është përgjigjur në Kuvend të Kosovës, deklaratave të shefit të grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimit dhe deputetit Arbër Rexhaj.

Veliu ka thënë se nuk është strukur e nuk do të struket, pas akuzave të deputetit Rexhaj se në fjalimin e sotëm ka folur si gazetar lajmesh, jo si ministër.

“Nuk jam strukë asnjëherë dhe nuk e kam ndërmend me u struk, policia e Kosovës është prezente në Karacevë, përkundër vështirësive., Këto pengesa janë prej vitit 1999 kur shoku i juaj ka qenë Ministër dhe e ka lënë në atë gjendje. Autoritetet kosovare nuk kanë qasje në këtë hapësirë sepse përgjegjësia është e KFOR’it”, ka thënë ai.

Ministri i Punëve të Brendshme thotë se një numër i kazinove në Kamenicë është ndërtuar në kohën e Albin Kurtit sa ishte kryeministër, raporton Gazeta Express.

“Një numër i kazinove është e vërtetë që funksionojnë atje, po mos harroni se një numër i kazinove janë ndërtuar edhe në kohën e Qeverisjes Kurti. Çështja e problemit me kufi, daton nga viti 1999 dhe i ka përcjellë të gjitha qeveritë, e nuk ëhtë cështje e 7 gushtit”, ka thënë ai.

“Nuk e kam ndërmend me u struk, sa për ato çështje që ti përmendi z.Selimi, po ta theksoj edhe njëherë më ka shkarku po jeni shkarku të gjithë”, deklaroi Veliu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz