back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: 57 raste të reja me koronavirus në Kosovë

LAJMI I FUNDIT: 57 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Të ngjajshme

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

Nesër është paraparë një protestë masive në Hagë, ku...

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 57 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 678 mostrave me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 4 persona të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 611.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Të dhënat e së premtes tregojnë edhe për 137 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 12.325.Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.939. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.003.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz