back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeOKi: Kujdes me përdorimin e tij, është shumë i dëmshëm

OKi: Kujdes me përdorimin e tij, është shumë i dëmshëm

Të ngjajshme

Prokurorja Lawson: Shënjestrimi i kundërshtarëve vazhdoi edhe pas Marrëveshjes së Kumanovës

Prokurorja Clare Lawson tha se UÇK-ja vazhdoi me “shënjestrimin...

Maxwell “kyç” gojën – Zgjedh heshtjen para Kongresit, nuk do u përgjigjet pyetjeve për Epstein

Bashkëpunëtorja kryesore e Jeffrey Epstein (Xhefri Epstin), e vetmja...

Kështu evitoni fryrjet e stomakut

Nutricionistja Jeannette Hyde thotë se ushqimet me sheqer duhet...

OKi është njëri nga ilaqet që përdoret jashtëzakonisht nga qytetarët kosovarë, për dobësimin dhe largimin e dhimbjeve, kryesisht të kokës, mirëpo ky medikament ka edhe efeket anësore, madje shumë të dëmshme.

OKi ka ne permbajtje ‘ketoprofen’ dhe se ky bar mund te demtoje stomakun kur perdoret shpesh. Përdorimi i OKit njëkohësisht me pije alkolike mund të shkaktojë edhe më shumë shqetësime në stomak.

Ky ilaç mund të irritojë stomakun dhe rekomandohet ose preferohet që të merret bashkë me ushqim ose edhe qumësht. Mjekët thonë se gjatë përdorimit të tij duhet evituar edhe përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rris rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut.

Efektet anësore potenciale janë të frikshme.

1. Ato përfshijnë sulmin në zemër, për njerëzit që kanë probleme me zemër.
2. Goditjen në tru.
3. Hipertensionin arterial HTA.

4. Probleme të veshkave deri në insuficencë renale.
5. Hemorragji dhe ulçerë në stomak.
6. Anemi.
7. Reaksione në lëkurë.

Çfarë duhet të dini për ilaçin Oki

Oki është një barnë që rekomandohet për mbajtjen nën kontroll të artritit reumatoid, osteoartritit, dhimbjes së mesit e të shpinës, dhimbjeve të tjera dhe inflamacionit. Oki përshkruhet si një ilaç që lehtëson dhimbjet por nuk kuron problemin në gjenezë.

Doza e rekomanduar ditore është 100-200 mg një herë në ditë në varësi të peshës dhe ashpërsisë së simptomave. Oki bllokon prodhimin e disa substancave natyrale në organizëm që shkaktojnë inflamacion.

Ilaçe me përmbajtje ketoprofeni siç është Oki nuk duhen përdorur nga njerëzit që vuajnë nga azma, gratë shtatzënë ose nënat lehonë, fëmijët nën moshën 15 vjeç, njerëzit që vuajnë nga zemra, pacientët që vuajnë nga ulçera dhe veshkat./metro

Të Fundit

Sport

ShowBiz