BallinaLajmeHekuran Murati pyet Qeverinë Hoti: Ku mbetën 300 milionë euro?!

Hekuran Murati pyet Qeverinë Hoti: Ku mbetën 300 milionë euro?!

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se qeveria Hoti, i posedon 300 milionë euro për t’u dalur në ndohmë qytetarëve, për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan GazetaBlic.

Por, ai thotë se është e pakuptimtë, pse kjo qeveri, nuk po i shfrytëzon këto para, duke pyetur madje se ku mbetën ato.

Ai ka shtuar se: pse po u dashka të preken kursimet e qytetarëve, kur kjo qeveri i ka 300 milionë euro në dispozicion? Apo ndoshta këto para po i ruajnë për t’u dhënë tenderë firmave të veta?

Shkrimi i plotë nga Murati:

Janë rreth 300 milionë euro financim e kredi shtesë që Kuvendi i ka vënë në dispozicion kësaj qeverie jolegjitime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve e bizneseve.

Ne si Lëvizje Vetëvendosje! i kemi votuar të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare për të mundësuar ratifikimin e tyre me 80 vota, megjithëse jemi në opozitë.

Ku mbetën këto para? Pse nuk po ndihmohen qytetarët e bizneset tani?

Pse po u dashka të preken kursimet e qytetarëve, kur kjo qeveri i ka 300 milionë euro në dispozicion? Apo ndoshta këto para po i ruajnë për t’u dhënë tenderë firmave të veta?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz