BallinaLajmeNasim Haradinaj: Mbrëmë na thiri Specialja, nuk ua japim dosjet vetëm nëse...

Nasim Haradinaj: Mbrëmë na thiri Specialja, nuk ua japim dosjet vetëm nëse na ngrehin zhag

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar se mbrëmë janë paralajmëruar nga Dhomat e Specializuara që zyrat e OVL-së do bastisen sërish, në kërkim të dosjeve të reja që u sollën nga një person i panjohur.

Por, për dallim prej herës së parë, kur Specialja mori rreth 4 mijë dosje me emra të dëshmitarëve nga kjo organizatë, Haradinaj thotë se kësaj radhe nuk ua japin pa praninë e Policisë së Kosovës ose siç thotë ai, pa i tërhequr zvarrë, shkruan Reporteri.net.

“Mbrëmë rreth orës 19:00 na ka telefonuar dikush nga Dhomat e Specializuara dhe na ka paralajmeruar se do të vijnë t’i marrin dosjet. Herën e parë ua kemi dhënë, kësaj radhe jo pa Policinë e Kosovës ose nëse na ngrehin zhag.”, tha Haradinaj për Reporterin.

Ditën e djeshme u sollën dokumente të tjera të Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i OVL UÇK, Hysni Gucati tha se personin që i solli ato e kanë pagëzuar me emrin “Rrufeja”, pasi që po largohet shpejt dhe po është i pamundur identifikimi i tij shkruan Reporteri.net.

Gucati ka konfirmuar se në këto dokumente ka dosje të Speciales, si dëshmitarë dhe elemente që tregojnë se dëshmi ka ofruar edhe shteti serb.

E lidhur me këtë ngjarje, sot hetuesit e Gjykatës Speciale, pritet të vizitojnë sërish zyrat e OVL-UÇK, në kërkim të dosjeve të reja. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz