BallinaShowBizTeuta Krasniqi zgjedh fjalët më prekëse, rikujton kohët e rinisë në shkrimin...

Teuta Krasniqi zgjedh fjalët më prekëse, rikujton kohët e rinisë në shkrimin për Adem Mikullovcin

Të ngjajshme

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Saranda’ kujton ‘Axhën Avni’ me postimin prekës për vdekjen e aktorit.

Edhe aktorja Teuta Krasniqi ka thënë fjalët e saj për vdekjen e Mikullovcit, të cilin ajo e kishte edhe mentor që nga rinia.

Ajo kujton kohë kur kishte filluar të aktronte dhe ishte pikërisht Adem Mikullovci ai që i hapi rrugën për të marrë ndër rolet e para në karrierë, shkruan Gazeta Express.

Teuta ndan rrëfimin nga ai moment, duke e falënderuar atë publikisht.

Ndërsa në vazhdim të shkrimit ajo tregon për momentet e lumtura që gjithmonë ka pasur në praninë e Axhës Adem.

Teuta Krasniqi dhe Adem Mikullovci kanë luajtur bashkë për një kohë të gjatë në serialin shumë të shikuar kosovar, ‘Kafeneja Jonë’./Gazeta Express/

View this post on Instagram

Axha Adem, isha vetëm 17 vjeçare kur ma besove nje rol ne komedine tende te njohur asokohe. Duke fluturuar nga gezimi erdha ne xhirime. Skena ime ishte bashke me dy aktoret e mrekullueshem, Xhejlane Godanci dhe Adhurim Demi. Trema e paspjegueshme… por axha Adem ishte shume mirekuptues. Pas perfundimit te xhirimit, axha Adem me dha nje zarf, nuk e kisha as idene pse po ma jep ate zarf, gjëja e fundit qe kisha pritur ishte te merrja honorar per punen qe sapo bera dhe ndjehesha qe une duhej te bëja edhe më shume falenderime qe po ma plotëson ëndrrën time për t’u bëre aktore, por axha Adem me trajtoj sikur te isha aktore profesioniste. Xhirimet bëheshin ne ( atëkohë ) Hotel “Iliria” dhe nuk do ta harroj kurr ndjesine qe kisha kur dola nga aty. E lumtur, e përmbushur, sikur fluturoja nga ndjenja qe tashme une hyra ne mesin e aktorëve qe gjithmone i kisha dashur dhe kisha ëndërruar te luaj me ta. Këtë ëndërr e bëri te mundur axha Adem, i cili me reference te Adhurimit, me kishte marr në projektin e tij. Për shumë vite tjera vazhdova te jem pjese e projekteve te axhes Adem, bashkë me kastin e aktorëve me te mirë e të dëshmuar te kohës. I kam thënë shume herë “Faleminderit” por dua ti them prap. Axha Adem, faleminderit per gjithë cka i dhurove skenes artistike Shqiptare, faleminderit që ma shtove dashurinë për profesionin tonë te shenjtë, faleminderit edhe për barcoletat tua të vecanta që nuk pritoje asnjehere ti perserisje vetem për te na bërë te qeshim. Jemi me fat qe te kishim. Pusho i qetë ?

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz