back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportPamje: Huqje të tillë në portën e zbrazët zor që keni parë...

Pamje: Huqje të tillë në portën e zbrazët zor që keni parë ndonjëherë

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Aster Vranckx është mbase kandidati kryesor për huqjen e sezonit, pas dështimit për të shënuar në portën boshe në humbjen e Mechelen 1:0 kundër KV Oostende në ligën elitare të Belgjikës, të shtunën.

17-vjeçari e kishte mundësinë më të përsosur të mundshme për të shënuar në portën e zbrazët për Mechelen, në pjesën e dytë, transmeton Gazeta Express.

Portieri kundërshtar e kishte braktisur portën në përpjekje për ta grushtuar topin nga zona, por topi e goditi transversalen dhe ra pranë këmbëve të Vranckx.

Por disi, në një portë të zbrazët ku më vështirë e pati ta godasë topin jashtë saj sesa ta fusë në rrjetën e saj, ai e kurthoi veten dhe u ndesh me shtyllën e portës dhe falë ngathtësisë së tij, një mbrojtës kundërshtar erdhi dhe e largoi topin.

Humbja e këtij rasti të artë nga ai i kushtoi skuadrës së tij dyfish, pasi Oostende shënoi në kohën shtesë për t’i fituar tri pikët e plota nga ky takim. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz