BallinaLajmeSi do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Të ngjajshme

Wow! Shyhrete Behluli në top formë, eleganca që sfidon kohën

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, duket në super formë,...

Interesante! Tifozët e Bayernit shfaqen padashje një baner fyes ndaj klubit…

Një incident ka ndodhur gjatë festimeve të titullit të...

Gruaja e portierit të PSG-së reagon, pasi aktorja e filmave për të rritur i bëri ofertë atij

Gruaja e portierit të Paris Saint-Germainit, Matvey Safonovit, ka...

Fundjava me mot shumë të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në fillim të javës së ardhshme mbetet ngrohtë, kohë pas kohe me vranësira kalimtare

Vendi ynë mbetet nën dominimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ngrohta ajrore edhe përgjatë fundjavës, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Përreth viseve malore orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të vranësirave lokale.

“Mot shumë i ngrohtë do të mbajë edhe në fillim të javës së ardhshme, e kohë pas kohe me vranësira kalimtare. Në pjesën e dytë të javës fusha të presionit të ulët pritet të depërtojnë mbi rajon, që sjellin mundësi për reshje lokale shiu, si dhe rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare”, paralajmëron PW.

Parashikimi për periudhën 12-16 shtator:

12.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

13.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

14.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Kohë pas kohe vranësira kalimtare.

15.09 – Mbetet shumë ngrohtë, kryesisht me diell, e kohë pas kohe me vranësira kalimtare.

16.09 – Mbetet shumë ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat gjatë kësaj periudhe mbeten ndjeshëm mbi vlera mesatare, me minimale që do të lëvizin nga 12C deri në 14C, ndërsa maksimalet nga 27C deri në 30C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, e gjatë javës së ardhshme me tendencë të rënies.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz