Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, telefonatë të cilën e ka vlerësuar si të shkëlqyeshme. Mirëpo, Vuçiq nuk përmendi fare njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit. Gjë e cila u konfirmua nga presidenti i SHBA’së, Donald Trump, dhe vet Netanyahu par kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në Zyren Ovale, ditën kur u nënshkrua marrëveshja ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se pati një bisedë të shkëlqyeshme telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, ku u konfirmua miqësia midis dy vendeve.
“Në bisedë, miqësia midis popullit serb dhe hebre, midis Serbisë dhe Izraelit, u konfirmua,” tha Vuçiç në një postim në llogarinë e Instagram për të ardhmen e Serbisë.
Presidenti Vuçiç tregon se një vizitë në Jeruzalem dhe forcimi i bashkëpunimit në të gjitha nivelet është e mundur së shpejti.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin Vuçiq për vendimin për të zhvendosur ambasadën Serbe në Jeruzalem.