BallinaShqiptarePushimet kthehen në tragjedi: Vetura del nga rruga, vdes 1 person

Pushimet kthehen në tragjedi: Vetura del nga rruga, vdes 1 person

Të ngjajshme

Legjenda Romario: Do e ftoja edhe të lënduar Neymarin!

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka ndarë mendimin e...

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në...

Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi...

Një aksident me pasojë vdekjen e një persona dhe plagosjen e dy të tjerëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Himarës.

Një automjet tip “Ford” me targa të Durrësit në të cilin ndodheshin tre persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Viktima është identifikuar si shtetasi Armand Asllani, i cili ishte pasagjer në mjet.

Trupi i pajetë i tij është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa të plagosurit Erti Bllaca dhe Aurora Kalemi janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip “Ford”me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

Viktima dhe të plagosurit mësohet se po shkonin për pushime në Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz