BallinaLajmePersoni që kërcënoi me jetë dhe familje gazetarin Ermal Panduri është aktivist...

Personi që kërcënoi me jetë dhe familje gazetarin Ermal Panduri është aktivist i PDK-së

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Gazetari Ermal Panduri është kërcënuar me jetë nga një person. Këtë e ka bërë të ditur vet Panduri përmes një shkrimi në Facebook, ku ka publikuar në profilin e personit që e ka kërcënuar dhe mesazhin që ka marr nga ai.

Personi që e ka kërcënuar gazetarin Panduri është aktivist i PDK-së. Kjo vërehet nga përkrahja që ka dhënë për zyrtar të caktuar të kësaj partie.

Ky kërcënim ndaj gazetarit Panduri ka ardhur pasi ky i fundit kishte bërë sot për presidentin Hashim Thaçi, ku kishte thënë se çështjen për korrigjim të kufijve e pati përmendur kreu i shtetit.

“Veq sa per rikujtim! Çështjen për korigjim te kufijeve e pati permendur presidenti Hashim Thaçi! Nese nuk i kujtohet, ja ku e keni me ze dhe figurë! Tash a duhet edhe ai me kerku falje?”, kishte shkruar Panduri.

Ky i fundit ka thënë se kërcënohet shpesh, ndërsa ka dhënë adresën e tij se ku banon, duke thënë se nuk frikësohet. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz