back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajme“Thikat mbi harta” – VV i përgjigjet ashpër kërkesës së Thaçit për...

“Thikat mbi harta” – VV i përgjigjet ashpër kërkesës së Thaçit për “kërkim falje ndaj popullit”

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Ministrja suedeze përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp...

Shukri Buja prezanton rikthimin e Tregut të Gjelbër në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar...

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur presidentit Thaçi, pas akuzave të këtij të fundit ndaj partisë së Albin Kurtit, përcjell Gazeta Blic.

Në një shkrim në Facebook, Haxhiu ka thënë se Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër.

Madje, Haxhiu thotë se që ka pasur thika mbi harta, është konfirmuar edhe nga Richard Grenell dhe ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.

“Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër. Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, anipse përgjigjen e dijmë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura. Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Ky reagim i saj ka ardhur pas akuzave të presidentit Thaçi, drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, rreth deklarimeve për “thika mbi harta të Kosovës”.

Thaçi u shpreh se ata duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës, për këto deklarata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz