back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeBanorët e fshatit Çabër të Zubin Potokut ankohen për mungesë të investimeve

Banorët e fshatit Çabër të Zubin Potokut ankohen për mungesë të investimeve

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Shtrihet 12 km në verilindje të Mitrovicës. Edhe pse kjo pjesë e Kosovës, banohet me shumicë serbe, fshati Çabër i Komunës së Zubin Potokut, banohet tërësisht me shqiptarë.

Por, edhe pse kanë kaluar 21 vite nga lufta, dora e shtetit në këtë fshat për nga investimet, shumë pak vërehet.

Këtë të paktën e thonë banorët e këtij fshati, ku sipas tyre, janë fshati me më së paku investime në komunën e Zubin Potokut.

Ndërsa, se si është jeta në këtë fshat në veri të Kosovës, tregon një banor i tij.

Hasani thotë se në kohë lufte Serbia përdorte çdo lloj mjeti për t’i larguar banorët e kësaj pjese, por që tash kanë arsye të tjera se pse po largohen e që lidhen me mungesën e investimeve.

E nëse dikush dëshiron që të investojë, siguria është problemi kryesor që i shtynë të hezitojnë banorët e kësaj ane.

Deri në kohë luftë, kjo shkollë, sipas banorëve numëronte rreth 200 nxënës ani pse kishte më pak klasë, ndërsa tani edhe pse është rritur numri i klasave, kjo shkollë numëron rreth 120 nxënës.

Ndërsa, edhe sipas një banorit tjetër të këtij fshati, halli i tyre janë investimet e pakta që po ndodhin në këtë fshat.

Rrahmani pohon se për shkak të pozitës që gjinden afër me banor serb, provokime nga ta nuk kanë, por që shqetësimin kryesor e kanë nga qarkullimi i madh i tyre me vetura, pasi që mund të rrezikohen fëmijët që luajnë në rrugë.

Nëpër këtë fshat kalon edhe lumi Ibër, i cili është si një vijë ndarëse me fshatin fqinj të Zubqit të banuar me banor të nacionalitetit serb.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz