BallinaLajmeSi u ndryshua pika e marrëveshjes ku bëhet fjalë për shfrytëzimin e...

Si u ndryshua pika e marrëveshjes ku bëhet fjalë për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Njëra ndër pikat për të cilat është diskutuar më së shumti rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi për normalizim ekonomik ka qenë pika ku flitet për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit.

Por si ndryshoi kjo pikë me këmbënguljen e delegacionit të Kosovës?

Në një draft të siguruar, shkruhet: “Të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, në marrëveshjen përfundimtare, kjo pikë u modifikuar dhe tash thuhet: “Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe subjekte të tjera të qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit së Gazivodës/Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë.”

Kreu partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh pjesë e koalicionit qeverisës në vend, disa ditë më parë i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që në marrëveshjen që pritet të nënshkruhet pas pak në Shtëpinë e Bardhë në Washington midis Kosovës dhe Serbisë, të mos përfshihet Liqeni i Ujmanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz