BallinaSportDetaje të reja: Kjo do jetë paga e Muriqit te Lazio, kontrata...

Detaje të reja: Kjo do jetë paga e Muriqit te Lazio, kontrata 5 vjeçare dhe prezantimi të merkurën

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Përveçse në garat e futbollit italian, Vedat Muriqin nga sezoni i ri do ta shohum edhe në garën më të fortë në botë për klube, në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi i Kosovës kaloi vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por në aspektin individual shënoi sukses të madh. Sulmuesi shtatlartë e mbylli sezonin me 15 gola, duke u renditur i katërti në listën e top golashënuesve në Superligën e Turqisë. Ai gjithashtu shtoi edhe 5 asistime.

Falë formës së tij të mirë në sezonin e fundit, për sulmuesin prizrenas kanë shprehur interesim një numër i madh i klubeve europiane, teksa Lazio besohet se ka siguruar tashmë shërbimet e tij.

‘Tuttomercatoweb’ shkruan se Lazio do paguajë 17.5 milionë euro për Vedat Muriqin, plus 1.5 milionë tjera në formë të bonuseve. Gjithashtu, nëse Lazio në të ardhmen e shet diku tjetër lojtarin, atëherë Fenerbahce do përfitojë 5% nga shuma e transferimit. 26 vjeçari do nënshkruajë kontratë 5 vjeçare dhe do fitojë 2 milionë euro në vit te klubi italian.

Kurse, gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku, shkruan se Muriqi të martën do kryej testet mjekësore, kurse prezantimi zyrtar te Lazio do bëhet një ditë më vonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz