Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Nga 78 rastet pozitive, 2 janë nga rajoni i Drenasit dhe 2 nga Skenderaj.
Rastet e reja në Drenas janë nga këto vende: 1 rast me lokacion në qytetin e Drenasit dhe 1 në fshatin Nekoc.
Ndërsa nga komuna e Skenderaj një rast i ri është regjistuar në qytetin e Skenderajt dhe 1 rast i ri në fshatin Qubrel. /DrenicaPress/