BallinaLajmeVdes një person nga koronavirusi në Malishevë

Vdes një person nga koronavirusi në Malishevë

Të ngjajshme

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës. Kuqezinjtë nesër përballen...

Kryediplomati shqiptar: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

Një person ka vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë, duke u bërë kështu viktima e 19’të në këtë komunë, shkruan Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Malishevës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, janë regjistruar dy raste të reja dhe një person ka vdekur. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

1 i shëruar, 2 raste të reja me covid-19 dhe 1 i vdekur në Malishevë

Malishevë, 30 gusht
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar, janë regjistruar 2 raste të reja dhe një person ka vdekur. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Raste e sotme janë nga fshatrat Damanek dhe Pllaqicë.

Gjendja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 203 raste, prej tyre, 157 janë shëruar, 28 raste mbesin aktive, ndërsa 19 persona kanë vdekur./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz