back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKosova, shteti me më së shumti vdekje nga Covid-19

Kosova, shteti me më së shumti vdekje nga Covid-19

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Nënkryetarja e kuvendit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në facebook tha se Kosova është shteti me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid 19.

Për këtë ajo tha se ndryshimi i qeverisë kishte ndikim.

Ajo për të dhënat e prezantuara citoi mediumin amerikan Bloomberg.

Ky është postimi i plotë i saj:

Kosova është shteti me numrin më të madh të vdekjeve nga virusi Covid-19.

Nga shteti që ishte shembull për menaxhimin e mirë të pandemisë, në kohën e Qeverisë Kurti dhe ministrit Arben Vitia, tani me Qeverinë jolegjitime Hoti e ministër Armend Zemajn, jemi shteti me më së shumti viktima.

Kur paraqita këtë realitet si shqetësim dhe një nga arsyet për mocionin e mosbesimit ndaj kësaj Qeverie, një analist mu drejtua se është morbide dhe e turpshme të bëhen këso krahasime dhe të manipulohet me shifra. U përgjigja se po është e turpshme manipulimi me shifra, tallja e ministrit të shëndetësisë dhe e patolerueshme humbja e jetëve për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria.

Edhe më parë ne i jemi referuar studimeve të instituteve prestigjioze, por tani që ky lajm u publikua nga një medium si Bloomberg nga ShBA, shpresoj se të pakten nuk na fajsojnë që po e themi me zë të vërtetën që e dinë të gjithë.

Madje duhet të reagojmë të gjithë dhe me zë të lartë për këtë keqqeverisje që na solli në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel botëror.

Të Fundit

Sport

ShowBiz