back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKëto janë komunat me raste pozitive me koronavirus

Këto janë komunat me raste pozitive me koronavirus

Të ngjajshme

Nuredin Dumani në urgjencën e QSUT-së, pësoi krize epileptike

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, u dërgua me urgjencë...

Alonso e nis mbarë, shpallet trajneri i muajit në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është shpallur trajneri...

Politika uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Fillimi i vitit të ri shkollor 2025-2026 është shoqëruar...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti./DrenicaPress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz