back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeVazhdon drama në mes Sylës e Gecit, ky i fundit e pranon...

Vazhdon drama në mes Sylës e Gecit, ky i fundit e pranon kërkimfaljen

Të ngjajshme

Ndërron jetë babai i Salih Mustafës

Mëngjesin e sotëm ka vdekur Jahja Mustafa, babai i...

Kurti uron Krishtlindjen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen duke...
- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka bërë të ditur se pranon kërkimfaljen e Shaban Syles, pasi ky i fundit tha se djemtë e tij ishin të pajisur me armë për shkak se kishin dyshime se ishin sulmuar nga njerëzit e Gecit.

- Advertisement -

Geci përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai e pranon kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujtdo qoftë, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, jo vetëm Sylës por kujtdo që i ka noddhur ndonjë e keqe nga familja Geci që 120 vite e këndej, ata janë në gjendje që t’i përgjigjen.

Debati mes Gecit dhe Sylës nisi pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas, ku i dyshuar kryesor për këtë krim është djali i Shaban Sylës, Leutrimi.

Akuzat e Sylës drejt Gecit, i mohoi ky i fundit duke u betuar në 48 pleq se djemtë e tij nuk kanë dorë në këtë çështje dhe si pasojë e kësaj Shaban Syla i kërkoi falje publike Gecit.

Ky është postimi i plotë i Gecit:

Të nderuar qytetarë,
Para pak minutave më thirri në telefon një gazetar i gazetës “Insajder” dhe më pyeti se a e pranon kërkim faljen e Shaban Syles.
I thash gazetarit prit pak ta lexoj
dhe pasi e lexova kërkim faljen e Shaban Sylës.
E pranoj kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujt do qoftë që kërkon falje .
Edhe një herë une jo vetëm Shaban Sylës, po kujt do në Republikën e Kosovës dhe anembanë shqiptarisë, që ka dyshime në mua, vëllezërit e mij, nipat e mij por që ka dyshime edhe në babain tim që u vra me 1981, babgjyshin tim që u vra me 1845, ktaragjyshin tim që u vra me 1903 që i ka bërë një të keqe tinëz dhe mbrapa shpine familjarve të ndokujtë qe 120 vjet e këndej ne si stërnipa jemi në gjendje ti përgjigjemi.
Mua më vjen keq per rastin që ka ndodhur në Drenas ku ka mbetur i vrarë një veteran i luftës familjes Demiri së të ndjerit i shprehim ngushllime.
Kërkim falja është akt njerëzor sepse nuk ka njeri të pagabueshëm në botë. /Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz