back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeDalin pamjet e arrestimit të tre personave, që dyshohet se rrëmbyen një...

Dalin pamjet e arrestimit të tre personave, që dyshohet se rrëmbyen një vajzë

Të ngjajshme

I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën në Ukrainë

I dërguari rus, Kirill Dmitriev, tha më 20 dhjetor...

Nga 16 këngët e Yllit, kjo është më e klikuara

Këngëtari i njohur Yll Limani ka surprizuar fansat me...

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...
- Advertisement -

Policia e Kosovës arrestoi 3 persona tek Grandi, nën dyshimin për rrëmbimin e një vajze.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Arrestimi ndodhi pasi që policia kishte informata se një femër është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit me veturë u nisën për në Prishtinë.

Ndërkohë shihni pamjet e siguruara nga koha.

Njësitë e reagimit të shpejtë të rajonit të Prishtinës identifikuan veturën dhe në rrugën Xhorxh Bush e ndalën atë ku arrestuan 3 persona të dyshuar dhe një femër të moshës së re.

“Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një person (femër) është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejtë të rajonit të Prishtinës, menjëherë pas pranimit të kësaj informatë kanë arritur ta identifikojnë dhe para pak qastesh është ndaluar një veturë e dyshimtë. Tre persona të dyshuar dhe një femër e moshës së re është shoqëruar në Polici për verifikim të mëtejme dhe sqarim nëse bëhet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm”, ka thënë ai.

Ai thotë se është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejme lidhur me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz