back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeVeteranët dalin kundër Presidentit Thaçi për Gjykatën Speciale

Veteranët dalin kundër Presidentit Thaçi për Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

Një natë më parë lëshoi një video mesazh në Facebook. Këtu presidenti Hashim Thaçi, kërkoi nga deputetët e Kuvendit ta vazhdojnë mandatin e Gjykatës Speciale.

Por, jo të gjithë që morën pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e dëshirojnë një gjë të tillë, raporton T7.

Madje nga Organizata e Veteranëve të Luftës, po e kundërshtojnë ashpër këtë iniciativë të të parit të vendit.

Hysni Gucati thotë se së shpejti do të takohen me Thaçin dhe me krerët e tjerë institucional.

Madje ata ende kanë shpresa se Gjykata Speciale do të shfuqizohet në Uashington.

Ndërkohë avokati Artan Qerkini e sheh si të nevojshëm këtë propozim të presidentit.

Sipas tij, në Kushtetutë nuk është e shprehur qartë se si përfundon mandati i Speciales.

Megjithatë Qerkini thotë se në një paragraf të amendamenteve kushtetuese të cilat janë në fuqi, është paraparë një gjë e tillë.

Votimi për Gjykatën Speciale kaloi në Kuvendin e Kosovës me 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota pro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz