back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeFranca sot ka regjistruar 4.897 raste të reja me koronavirus

Franca sot ka regjistruar 4.897 raste të reja me koronavirus

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Franca sot ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 4.897 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve në Francë arrin në 30.513 me rastet e përgjithshme në 242.899.

Gjithsej 4.709 persona mbeten në spital, 383 prej atyre që janë në kujdes intensiv.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran në një deklaratë tha se Franca ka arritur aftësinë për të testuar 700 mijë njerëz në javë, afërsisht 1 për qind e popullsisë franceze.

“Ne kemi tejkaluar objektivin tonë të 700 mijë testeve të kryera çdo javë, saktësisht 725 mijë”, tha Veran për “Le Journal du Dimanche” në një intervistë në fundjavë.

“Franca tani po bën më shumë teste sesa Gjermania, Spanja, Italia, Suedia dhe Holanda. Ne mund të bëjmë një milion teste nëse duhen”, tha ai.

Në të gjithë Francën janë konfirmuar 333 klasterë të rinj dhe 38 departamente konsiderohen të prekshme.

Ministri i Shëndetësisë megjithatë nuk ishte i gatshëm ta quante shifrën e lartë të rasteve ditore si ringjallje të virusit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz