back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajme10 të vdekur sot sipas IKSHPK-së

10 të vdekur sot sipas IKSHPK-së

Të ngjajshme

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon përgatitjet e...

Kusari-Osmanit: Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore është interes publik, jo përndjekje

Juristja e mediave, Flutura Kusari i është drejtuar Presidentës...

Lista Serbe thotë se PZAP ua ka hedhur poshtë ankesën për komisionerët

Lista Serbe ka thënë se PZAP ka hedhur poshtë...

Sot sipas IKSHPK-së(Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës), 10 persona vdiçën nga virusi Korona.

Deri dje ishin 438 raste të vdekjes e me këto të sotshmet rastet e vdekjes shkojnë në 448.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 220 persona.

Në postimin e së mërkurës të IKSHPK-së u njoftua se janë shëruar 7929 persona nga virusi Covid 19, e me të shëruarit e sotshëm ky numër shkon në 8149.

Gjeni më poshtë postimin e plotë të IKSHPK-së.

220 TË SHËRUAR DHE 162 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz