back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNjë veteran i UÇK-së keqtrajtohet në stacionin policor të Graçanicës

Një veteran i UÇK-së keqtrajtohet në stacionin policor të Graçanicës

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se veterani i UÇK-së, Naim Beqiraj, është maltretuar nga policia e Kosovës në stacionin policor të Graçanicës.

Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se veterani i UÇK-së, Naim Beqiraj, është keqtrajtuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht në stacionin policor të Graçanicës, shkruan lajmi.net.

Sipas Gucatit, kjo ka ndodhur vetëm pse Beqiraj është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të marrin masa ndaj policëve që e kanë maltretuar Beqirajn.

Postimi i plotë i Gucatit, pa ndërhyrje:

Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së, ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me familjet e dëshmorëve dhe invalidët janë kategoria të cilët meritojnë respektin me të madh në shoqërinë tonë, nuk tolerojmë raste të tilla të ndodhin, i bëjmë apel institucioneve të Kosovës që mos të përsëriten raste të tilla sepse nuk i meritojmë, por nëse ndodhin prapë edhe ne dimë të veprojmë dhe të marrim masa ndaj tyre!. /Lajmi.net/ 

Të Fundit

Sport

ShowBiz