BallinaLajmeNaser Ramadani thotë se po ulet trendi, por vdekjet po rriten

Naser Ramadani thotë se po ulet trendi, por vdekjet po rriten

Të ngjajshme

13 të vdekur dhe 158 raste të reja me Coronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.

Këto shifra kanë dalë nga 471 mostra sa janë testuar gjithsej. Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani në konferencën për media ku u njoftua për numrin e rasteve, tha se situata epidemiologjike në Kosovë po shkon drejt përmirësimit, shkruan Reporteri.

Ramadani tha se ditëve të fundit është ulur numri i rasteve pozitive dhe është rritur numri i të shëruarve.

“Situata epidemiologjike po vazhdon të ketë trendin e uljes së rasteve. Akoma kemi shumë punë për të bërë që ta ulim këtë trend dhe qëllimi përfundimtar është ta zhdukim virusin nga këto treva dhe ta ulim numrit e rasteve në zero. Po e shihni se kemi rënie të numrit të rasteve por që akoma ka punë për të bërë, në mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës. Me këtë po e shihni se rezultatet janë të prekshme dhe të dukshme duke u ulur gjithnjë e më shumë rastet pozitive, duke ulur rastet aktive dhe duke rritur numrin e të shëruarve”, u shpreh Ramadani.

Mirëpo, kreu i IKSHPK-së nuk përmendi fare numrin e të vdekurve i cili po vazhdon të jetë alarmant.

13 persona vdiqën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, gjersa gjatë ditës së djeshme ky numër ishte 9, ndërkohë që edhe para dy ditësh numri i të vdekurve ishte mjaft i lartë, me gjithsej 6 të vdekur.

Numri total i personave që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë Covid-19 në Kosovë është 438.

Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 3.639. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz