BallinaLajmeUa rrezikoi jetën qindra fëmijëve, por Thaçi e nderon Mozzikun duke e...

Ua rrezikoi jetën qindra fëmijëve, por Thaçi e nderon Mozzikun duke e pritur në zyrë

Të ngjajshme

Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

Të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave tregojnë...

Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi....

Afro gjysmë milioni euro për stacionin e policisë në Podujevë (Dokument)

Stacioni policor në Podujevë pritet të marrë një pamje...

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim reperin Mozzik, disa ditë pasi ai shkeli rregullat kundër pandemisë dhe rrezikoi jetën e shumë fëmijëve, shkruan Reporteri.

Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik”, sot ka qenë për vizitë në zyrën e presidentit, të cilit i ka dhuruar edhe një kopje të albumit të tij më të ri.

“Në shenjë respekti për figurat më të shquara të UÇK-së , sot ua dhashë nga një Album (cd) timin që në kohën e lirë ta dëgjojnë e ta shijojnë”, ka shkruar Mozzik.

Mozzik, ditë më parë ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”, mirëpo ky turne u ndërpre në gjysmë pasi reperi nuk respektoi masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.

Ai mblodhi qindra fëmijë në sheshet e Mitrovicës, Vushtrrisë e Pejës, derisa vizita nëpër komunat tjera të Kosovës u ndërpre me ndërhyrjen e Qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz