back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeE dhimbshme: Ja në çfarë gjendje është shtëpia e heroit Adem Jashari

E dhimbshme: Ja në çfarë gjendje është shtëpia e heroit Adem Jashari

Të ngjajshme

Ronaldo e kalon Messin me gola në kualifikueset e Botërorit

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë vendimtar edhe si...

Pas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar

FC Dardania Basel ka shënuar një fitore të madhe...

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP paguhen nën minimum

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat...

Dembele flet për kohën e tij te Barcelona: Jam i lumtur për gjithçka që ndodhi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka folur hapur...

Rusia sulmon për herë të parë selinë e qeverisë së Ukrainës

Ndërtesa kryesore qeveritare e Kievit është dëmtuar si pasojë...

Kompleksi Memorial i Jasharëve buzë rrënimit, kullat janë në gjendje të rëndë.

Pavarësisht se kanë kaluar 22 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, gjendja e Kompleksit Memorial të kësaj familjeje në Prekaz, është e rëndë dhe buzë rrënimit.

Kullat, në të cilat Jasharët ishin përballuar me forcat serbe, kanë filluar të kenë çarje të mureve, rënie të llaçit nga muret dhe dëmtimi serioz të çatisë, si pasojë e reshjeve atmosferike, ndërsa shteti vazhdon të bëjë “gjumë”.

Siç duket për të treguar gjendjen jo të mirë të kullave, sot kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka publikuar një storje në Facebook ku tregon fotografi të shtëpisë së demoluar, ndërsa ka shkruar |22 vite pas?”

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës një muaj më parë në një nga mbledhjet e saj ka shqyrtuar propozim-vendimin për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kryesues i këtij komiteti është emëruar Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz