Një peshk me gjatësi prej tri metrash, gjatësi kjo e cila po shënjon rekord, është nxjerrë nga ujërat e Skocsië nga një grup peshkatarësh britanik.
Peshku u shit më pas për 2200 euro, për të cilin sugjerohet se kishte më shumë se 134 kilogramë, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.
Krijesa e detit i përket tashmë një firme për tregtimin e peshqve në Manchester të Anglisë, e cila planifikon ta ndajë atë në 100 pjesë dhe ta shesë për mish.
Jamie Barrett, pronar i restaurantit Marple Fishmongers që shërben ushqim detit në Marple të Stockportit të Anglisë, mori sasinë e parë të mishit mëgjesin e së martës.
Shojza e Atlantikut Verior u kap në brigjet e Peterhad të Skocisë, të premten. /Lajmi.net/