back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGjykata Speciale në Hagë fton Latif Gashin me 27 gusht

Gjykata Speciale në Hagë fton Latif Gashin me 27 gusht

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Latif Gashi, është i ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara

Latifi ka thënë se ftesën e ka marrë përmes një telefonate dhe se intervistimin do ta kryejë më 27 gusht.

Njofitmi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,

Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet me 27 gusht 2020.

Si në shumë procese të deritanishme për liri dhe pavarësi:

Ilegalja e hershme, ilegalja dhe formimi i UÇK-së, lufta e UÇK-së.

Procesin e Pavarësisë dhe ate të shtetndërtimit

Procese gjyqësore nga gjykata e UNMIK,

ai nga Gjykata EULEX, (gjithësej 16 vite në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare).

Vetëm për të plotësuar standarde ndërkombëtare të pa drejta ndaj luftës së UÇK-së.

Tani dhe kurdo qoftë, Unë dhe bashkëluftëtarët e mi edhe këtë herë do të dëshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë vendimtare e drejtë dhe do mbetet e tillë.

Triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe jasht saj, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmesës së Aleancës Ndërkombëtare NATO të prira nga SHBA.

Edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë, me dinjëtet e krenar përjetësisht që kishim fatin ta ndërrojm historin nga robëria në Liri…!

Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!LG

Të Fundit

Sport

ShowBiz