back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeVdes internisti nga Vitia, ishte i prekur me koronavirus

Vdes internisti nga Vitia, ishte i prekur me koronavirus

Të ngjajshme

Heshtin turqit, Spanja shënon golin e dytë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj...

U lëndua aksidentalisht, vdes një dyvjeçar në QKUK

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas...

Spanja në epërsi ndaj Turqisë, supergol nga Pedri

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Turqisë, në...

Trajneri i Suedisë tregon arsyen pse nuk e ftoi Besfort Zenelin

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson u...

Internisti dhe Nefrologu nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Doktor Hetemi nuk arriti t’ia dalë në betejën me koronavirusin, në njërën nga klinikat e QKUK-së ku po trajtohej për tri ditë me radhë.

Lajmi u bë i ditur nga një familajr e mjekut te ndjerë.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi.Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19.Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm.Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë.Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e familjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz