BallinaLajmePër një pacient që trajtohet në shtëpi së paku 700 euro janë...

Për një pacient që trajtohet në shtëpi së paku 700 euro janë deri në fund të shërimit nga COVID-19

Të ngjajshme

Bella Hadid kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen

Bella Hadid dhe vëllai i saj më i vogël, Anward Hadid, ecën...

Shahini: Kosova po fundoset ekonomikisht

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka...

Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani është përfshi në foramcionin e...

Rrëfimi i gazetarit që nuk lejoi serben të heq flamurin e Kosovës nga Eurovizioni

Në natën finale të Eurovizionit, delegatët Serbë në Qendrën...

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.“Po është e vërtetë,kam rezultuar pozitiv unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa djali dhe vajza negativë. Jemi në vetizolim”, tha drejtori.

Ai tutje tha se gjendja e tyre tash është stabile përderisa në fillim simptomat kanë qenë më të rënda.

Lenjani shprehet i shqetësuar për qytetarët të cilët e kanë gjendjen e rënduar ekonomikisht ku thotë se për trajtimin e COVID-19 nga fillimi i trajtimit e deri në shërim mund të arrijë deri në 700 euro.

“Çka do të bëjmë me njerëzit që nga ana materiale janë shumë të dobët, terapia është shumë e shpejtë dhe është e papërballueshme për personat e vobektë. Për një pacient që trajtohet në shtëpi së paku 700 euro janë deri në fund të shërimit”, është shprehur drejtori.

Pandemia me COVID-19 tash e pesë muaj është shfaqur në Kosovë kur deri më tani ka prekur mbi 400 mantelbardhë.

Në total në Kosovë janë të infektuar 11 mijë e 545, janë shëruar 7 mijë e 343 dhe kanë vdekur 410 persona si pasojë e coronavirusit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz