Reshjet e shiut që ka rënë mbrëmë, kanë shkaktuar edhe problem në disa rrugë në Skënderaj.
Rruga në fshatin Llaushë ishte bllokuar nga reshjet e shiut.
Nuk ka munguar edhe intervenimi i komunës së Skenderajt, e cila përmes drejtorisë së Shërbimeve Publike kanë zhbllokuar rrugën dhe më pas edhe e kanë pastruar atë.
“Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, drejtoria e shërbimeve publike është vënë në dispozicion për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, me ç’rast pas informimit nga banorët kanë intervenuar, duke zhbllokuar dhe pastruar rrugën në fshatin Llaushë, pas rrëshqitjeve të dheut. Për të pasur një intervenim të shpejtë dhe efikas kërkoj nga qytetarët që të njoftojnë institucionet përkatëse në raste të tilla”, ka thënë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari./DrenicaPress
Lexo edhe: Rreshje të mëdha shiu në Skenderaj, disa rrugë pothuajse të bllokuara (VIDEO)
Rreshje të mëdha shiu në Skenderaj, disa rrugë pothuajse të bllokuara (VIDEO)