back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeA po paralajmëron Vjosa Osmani parti të re?

A po paralajmëron Vjosa Osmani parti të re?

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtare e LDK-së, Vjosa Osmani, gjatë muajit që lamë pas u shkarkua nga pozita e saj si nënkryetare e kësaj partie. E njëjta, tashmë po paralajmëron diçka të re.

Në një intervistë për Indeksonline, Osmani ka thënë se po qëndron në konsultime me disa persona, me të cilët siç thotë ajo, është ndërtuar politikisht.

“Ua kujtoj se unë jam përjashtuar nga pozitat që i kam mbajtur në LDK nga këshilli i përgjithshëm i LDK-së. Sa i përket hapave të mëtejmë, siç e kam thënë edhe më herët, unë jam në konsultim e sipër me njerëz me të cilët jam ndërtuar politikisht gjatë kësaj periudhe të gjatë.”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo ka konfirmuar se së shpejti do të sqarohet pozicioni i saj dhe mënyra se si do të vazhdojë angazhimin e saj politik, sidoqoftë, nuk ka treguar nëse do të formojë ndonjë parti të re.

“Qofshin njerëz ata brenda LDK-së qofshin njerëz që nuk janë sot aktiv politikisht por që më kanë këshilluar, me të cilët kam diskutuar… së shpejti besoj se do ta sqarojmë se si do të vazhdojmë tash e tutje angazhimin tonë politik” ka thënë Osmani ndër të tjera.

Ndryshe, Osmani muajin e kaluar u lirua nga pozitat e saj që mbante tash e disa kohë në LDK, ku sipas kryetarit Isa Mustafa, ajo ka vepruar në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

Për pak kohë u përfol se Osmani do t’i bashkohej partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ajo ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz