BallinaShqiptareRritet numri i të infektuarve në Tetovë- shkak dasmat

Rritet numri i të infektuarve në Tetovë- shkak dasmat

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Tetovë. Shkak për këtë, sipas mjekëve, janë dasmat dhe ahengjet familjare, në të cilat po grumbullohen më tepër se 50 persona, shkruan “Alsat-M”.

Mjekët kanë bërë thirrje që në dasma të marrin pjesë sa më pak persona.

“Prej restoranteve kanë kaluar në shtëpi dhe nga aty del se numri rritet, edhe atë rritet në masë të madhe. Tanimë duke marrë një anamnezë më të detajuar, më të thellë, pacientët tregojnë se kontaktet e tyre i kanë pasur pikërisht na ahengje të ndryshme apo nëpër tubimet e varrimeve, sepse ne e dimë se tradita jonë është që të shkosh në ngushëllime apo varrime në numër të madh”, ka thënë mjeku Bekim Ismaili.

Nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, është apeluar te qytetarët që të lajmërohen dasmat në polici, në të kundërtën do të përballen me ligjin.

“Lajmërohen qytetarët që kanë ahengjet e tyre, të njëjtat ti paraqesin në numrin 192 apo në stacionin më të afërt të rajonit që i takon me çka policia bën kontrolle nëse respektohen protokollet qeveritare lidhur me organizimin e ahengjeve familjare”, ka thënë Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në Tetovë në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz