back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeVV u përgjigjet akuzave të Zemajt për Vitinë: Viktimizimi, puna e vetme...

VV u përgjigjet akuzave të Zemajt për Vitinë: Viktimizimi, puna e vetme që ai bën

Të ngjajshme

Zyrtarizohet lëvizja e Endrickut te Lyoni

Endrick edhe zyrtarisht u largua nga Real Madridi. Braziliani, do...

Harry Bajraktari: Votoni për forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në

Veprimtari shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, iu ka bërë...

AUV-i asgjëson 2064 kilogramë mish pule, kishte salmonellë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës,...

Shahin Dervishaj nr. 77 nga PDK: Zemra e Drenicës i dhuron mbështetje të pakufishme

Në Lagjen Kuqica në Tërstenik, biznesmeni dhe kandidati për...
- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit para Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka thënë se nuk i është dorëzuar asnjë dokument gjatë pranim-dorëzimit të detyrës.

Para komisionit, ai tha se nuk po e gjen as dosjen e sigurimeve shëndetësore.

- Advertisement -

E këtyre akuzave u janë përgjigjur nga Vetëvendosje. Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se as Ministri Vitia nuk ka pranuar ndonjë dokument nga ai paraprak.

Kryeziu tutje ka thënë se nuk kanë bërë pranim-dorëzimin ndaj kësaj qeveri ilegale dhe ilegjitime për asyet që i kanë theksuar më parë.

Postimi i plotë:

Deklaratat e z. Zemaj do të ishin komike po të mos ishte ministër i Shëndetësisë, aq më tepër ministër i saj në kohë pandemie.

Sot ai paska thënë se arsye për keqmenaxhimin e tij me pandeminë na qenka se ish-ministri Vitia nuk i ka lënë asnjë dokument.

Ne nuk e kemi bërë pranim-dorëzimin ndaj kësaj qeveri ilegale dhe ilegjitime për asyet që i kemi theksuar. Pranim-dorëzimi i detyrës para se gjithash është akt ceremonial.

Detyra e Ministrit është politike dhe është detyrë e tij të shtyjë para politikat që janë në programin qeverisës. Mekanizmat përgjegjës për mirëmbajtjen e memories institucionale që përfshin secilin veprim e vendim ekzistojnë brenda ministrisë.

As ministri paraprak nuk i ka dorëzuar asnjë dokument ministrit Vitia. As ministrat tjerë.

Por, siç duket arsyetimi dhe viktimizimi janë punët e vetme që ministri aktual ka bërë që nga marrja e detyrës. Rezultatet po e tregojnë këtë gjë. Jo kompetenca, neglizhenca dhe mosveprimi i tij po vret çdo ditë qytetarët tanë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz