back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeQeveria hoqi kufizimet kohore për fluturimet nga ANP “Adem Jashari”

Qeveria hoqi kufizimet kohore për fluturimet nga ANP “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Besnik Tahiri: Kosova në udhëkryq, AAK synon NATO dhe përmirësim ekonomik

Gjatë debatit politik, Besnik Tahiri prezantoi planin e Aleancës...

Benzema vendimtar në fitoren e Al-Ittihadit në Ligën e Kampionëve të Azisë

Al-Ittihadi ka arritur t’i rikthehet fitores në Ligën e...

Përkrahje shpirtërore në rrugëtimin politik për Dr. Bashkim Gllareva 59” (FOTO)

Në familjen Hadja, tek daja Islam, kandidati për deputet...

Prizreni me probleme serioze me energji elektrike, digjet trafo në një lagje

Komuna e Prizrenit është një nga komunat në Kosovë...
- Advertisement -

Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirrur mbledhjen korresponduese (të 25-tën me radhë), në të cilën është miratuar plotësim ndryshimi i Vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik 2020.

Pika 1 e vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik 2020 fjalia (Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej 45 minutave ndërmjet aterrimeve) zëvendësohet me tekstin si në vijim: “Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen pa kufizime në numrin e fluturimeve”.

- Advertisement -

Në propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se Qeveria e Republikës se Kosovës, me qëllim të normalizimin të trafikut ajror, kishte marrë vendim për hapje graduale të trafikut ajror, duke  hapur fillimisht trafikun vetëm për linja të rregullta. Ky vendim është plotësuar me vendimin e datës 5. 7. 2020, sipas të cilit fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” bëhen në intervale 45-minutëshe ndërmjet aterrimeve.

Ministria e Infrastrukturës sipas kërkesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe në konsultim me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, duke marrë parasysh zotimin e palëve se do të ndërmarrin masa shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe duke zbatuar rekomandimet e OBSH, ICAO dhe ECDC, ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohet nga Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe do të monitorohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz