BallinaLajmeKusari-Lila për PDK-në: Nëse janë për rrëzimin e Qeverisë, ne jemi aty...

Kusari-Lila për PDK-në: Nëse janë për rrëzimin e Qeverisë, ne jemi aty (VIDEO)

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deri tash i kanë mbledhur 31 nënshkrime për thirrjen e seancës për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ajo ka thënë se presin edhe nga PDK si parti opozitare që ta mbështesë këtë nismë të tyre.

“Janë 31 nënshkrime nga LVV, por duhet 40 për të thirrur seancën dhe 61 për të kaluar mocioni. Në këto rrethana varet shumë nga pozicioni i partive të tjera. Mund të ketë vota nga LDK. Është PDK, që sikur po deklarojnë që janë opozitë, atëherë nuk do të ishte problem inicimi i mocionit – thirrja e seancës”, ka thënë Kusari-Lila, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se PDK-së nuk po i kërkojnë partneritet për bashkëqeverisje.

“Nëse janë për rrëzimin e Qeverisë aty jemi. Nuk është diskutim për bashkëqeverisje por për dhënien e mundësisë së sovranit se kush duhet të qeverisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz