Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovi i cili është infektuar me COVID-19 i ka uruar shërim të shpejtë Nexhmi Rudarit, ushtrues i detyrës së kryetarit të Podujevës i cili së fundmi është konfirmuar me këtë virus, shkruan Reporteri.net.
Por Lladrovci urimin e ka bërë me një gjuhë jo fort të hijshme për një kryetar komune.
“Nexhmi, ishalla e kalon sa me lehte. Te lutem mos e neglizhose to qon oshte. Une e neglizhova ppo ke tuje ma lujte…! Sherim te shpejt sjoku!”, ka shkruar Lladrovci në postimin e Rudarit ku ai tregon se është prekur nga virusi.
Lladrovci njihet për gjuhën e tij të papërshtatshme në publik.