BallinaLajmeMjeku në Pejë tenton ta dhunojë një grua që po rrinte në...

Mjeku në Pejë tenton ta dhunojë një grua që po rrinte në Spital për t’u kujdesur për fëmijën 6 muajsh

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Një nënë nga Peja ka vetëm 6 muaj që ka lindur fëmijën, por shpejt i kanë dalë probleme pa e marrë veten mirë.

Përveç që u desh të shkonte për të birin në Spitalin e Pejës, për të cilin u kujdes për 16 ditë me radhë, ajo po pretendon se u përball me një sulm seksual, shkruan Reporteri.net.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar se mjeku kujdes i Spitalit të Pejës dyshohet se ka tentuar ta dhunojë seksualisht gruan, duke e futur në zyrën e tij dhe duke mbyllur më pas derën me çelës. Sipas informacioneve, ai e ka kapur për dore, i ka ofruar kokën tek qafa dhe ka provuar për ta mbështetur për muri.

Gruaja ka deklaruar se e ka kuptuar ç’po ndodhte dhe e ka shtyrë të dyshuarin, e më pas është larguar me vrap nga dhoma, duke u drejtuar tek rojet e spitalit, shkruan Reporteri.net.

Siç mësohet, ajo e ka telefonuar Policinë dhe ka raportuar për tentim dhunimi në këtë spital. Gruaja mësohet ta ketë dhënë dëshminë se si ka ndodhur ngjarja.

Mjeku i Spitalit të Pejës rreth të 60-ave, që në momentin kur dyshohet se ndodhi tentimdhunimi ishte kujdestar, është arrestuar dhe dërguar për 48 orë në mbajtje. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz