Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një lidhje direkte në Kanal10 ka thënë se, në LDK nuk është diskutuar çështja e presidentit dhe hyrjes së PDK-së në qeveri.
Kandiidimin e Ramush Haradinajt për president, Haziri nuk e ndërlidh me ndonjë marrëveshje me LDK-në.
Por, ai thotë se LDK është parti determinuese për zgjedhjen e presidentit të ri dhe proceseve tjera politike në vend.
“Zhvillimet priten me qenë dramatike në Kosovë dhe pritet që pastërtia e luftës së UÇK-së të lahet nëpërmjet drejtësisë nga Specialja”, thekson Haziri.
Për raportet me PDK-në, Haziri ka shtuar se, ato mbeten të njëjta./Kanal10