back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaSportPlotësimi i dy kërkesave ose Ronaldo largohet nga Juventusi

Plotësimi i dy kërkesave ose Ronaldo largohet nga Juventusi

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve e ka lënë Cristiano Ronaldo të nervozuar.

Ylli portugez dha gjithçka nga vetja në mbrëmjen e së premtes, mirëpo edhe pse fituan 2-1 në shtëpi, Lyoni kishte shënuar në Francë në fitoren 1-0.

Ky gol i vetëm i shënuan në shtëpi, e ndihmoi skuadrën nga Ligue 1 që të kalonte në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë.

Për Zonjën e Vjetër raportohet se problemet serioze kanë filluar nga aty dhe vështirë se mund të këndellen.

Me eliminimin në 1/8 e finales, pesë herë fituesi i Topit të Artë do t’i ketë dy kërkesa nga Juventusit – shkarkimi i Maurizio Sarrit dhe transferime të reja.

Në rast se këto dy kërkesa nuk realizohet deri në fund të muajit shtator, 35-vjeçari do të largohet nga Torino.

Paris Saint-Germain është shumë i interesuar në transferimin e Ronaldos dhe do të mirëpriste një kalim të tij në Parkun e Princave.

Ditë më parë është zbuluar se portugezi dëshiron të luajë së bashku me Mbappe dhe Neymarin te skuadra franceze, aty ku do të kishte shanse më të mëdha për të fituar Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.

Kampioni i Serie A duhet të vendos tani mes dy kërkesave të Ronaldos, apo të lejojë atë të largohet në këtë verë. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz