BallinaLajmePërfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkan: Gjykata Speciale do të shpërbëhet pasi...

Përfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkan: Gjykata Speciale do të shpërbëhet pasi të ketë përmbushur misionin

Të ngjajshme

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para...

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

Përfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale.

Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin punën e Gjykatës Speciale dhe ka specifikuar se Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me këtë institucion.

Ai tutje ka thënë se Gjykata Speciale përfundimisht do të shpërbëhet pasi të ketë përmbushur misionin për të cilin është krijuar.

“E mbështesim gjykatën dhe mendojmë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin me këtë gjykatë. Shpresojmë se këto institucione të drejtësisë të arrijnë të përmbushin misionin dhe mandatin e tyre dhe përfundimisht të shpërbëhen në të ardhmen dhe drejtësia dhe shteti ligjor të jenë në duar e institucioneve të shteteve përkatëse”, ka thënë Palmer.

Në Kosovë, diskutimet rreth Gjykatës Speciale janë riaktivizuar pas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Hagës për aktakuzën ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

Shumëkush njoftimin e Prokurorisë e ka cilësuar si një veprim politik, meqë në momentin e publikimit, Hashim Thaçi, ishte duke udhëtuar drejt Uashingtonit për takim në Shtëpinë e Bardhë.

Edi Rama e ka cilësuar si fletërrufe, derisa veteranët e UÇK’së kanë paralajmëruar një iniciativë për mosvazhdimin e mandatit të Speciales./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz